75 Mall Live Search
22:39 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / F.R

48-shi mobilizon kryeqytetin lagje për lagje Sofali, qendra, Taslixhe dhe Kodra e Trimave

Kandidati për deputet në rradhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar aktivitetet e tij politike në disa prej lagjeve kryesore të kryeqytetit, duke u takuar drejtpërdrejt me qytetarë në Sofali, Qendër, Taslixhe dhe në Kodrën e Trimave.

Gjatë bashkëbisedimeve, Bajqinovci theksoi rëndësinë e dëgjimit nga afër të shqetësimeve, ideve dhe kërkesave të qytetarëve.

“Sonte në Kodrën e Trimave në Prishtinë bashkëbiseduam me qytetarë.Ishte kënaqësi të dëgjojmë nga afër shqetësimet, idetë dhe përkrahjen tuaj”, u shpreh ai./IndeksOnline/