75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

48 vjeçari në Vlorë kapet me 130 doza kanabis, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin J. H., 48 vjeçar, banues në Orikum, i cili dyshohet se merrej me shitje të drogës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tipit “Benz”, që drejtohej nga vet ai, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis, si dhe një peshore elektronike, raporton Oranews, përcjell klankosova.tv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.