75 Mall Live Search
12:16 / E Martë, 26 Mars 2024 / AR

49 VITE – 49 Shpërblime

Në këtë vit të veçantë, GNTC group feston 49-vjetorin si kompani, një rrugëtim që na ka sjellë sfida, suksese dhe më së shumti, një lidhje të fortë me klientët tanë të çmuar.

Duke u frymëzuar nga vlerat tona themelore të Kompanisë, shërbimit ndaj klientëve dhe përkushtimit, ne kemi vendosur të shënojmë këtë ngjarje të rëndësishme me një seri aktivitetesh dhe shpërblimesh!

Në kuadër të kampanjës sonë “49 Vite – 49 Shpërblime”, ne po prezantojmë një lojë shpërblimesh unike që do të japë mundësi tërë pjesëmarrësve tanë të fitojnë dhurata të ndryshme.

Kjo është mënyra jonë për të falënderuar besimin dhe përkushtimin tuaj gjatë këtyre 49 viteve të kaluara.

Në të njëjtën kohë, si shenjë e falënderimit për mbështetjen tuaj të pafundme, ne po ofrojmë zbritje të veçanta në produktet tona më të kërkuara, duke ju mundësuar të përfitoni nga cilësia jonë e njohur në çmimet më të ulëta!

Të gjitha detajet për lojën tonë shpërblyese dhe zbritjet në produkte janë në dispozicion në faqen tonë zyrtare në Facebook dhe Instagram.

Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj të vazhdueshme dhe mbështetjen e pashoq për të gjitha këto vite!

Pjesë e Familjës
Pjesë e Traditës!

GNTC GROUP