49-vjeçare por aktorja “çmend” me linjat trupore

Eva Longoria shkëlqeu në tapetin e kuq të Global Gift Gala në Paris të shtunën mbrëma.
Aktorja u shfaq me një fustan të argjendtë dhe pa rripa. Fustani ia theksoi figurën trupore dhe aktorja ra në sy me këtë fustan të guximshëm, transmeton Indeksonline.
Ajo kompletoi kombinimin e modës me një gjerdan diamanti, dhe flokët e saj ishin të drejta dhe të lëshuara.
Asaj iu bashkua në këtë event edhe djali i saj gjashtëvjeçar Santiago, të cilin e ka me bashkëshortin José Bastón./Indeksonline/
