14:42 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

49 vjeçare, por linjat e Jennifer Lopez secila femër do ti dëshironte!

Ajo është në formë të shkëlqyer, por Jennifer Lopez është e vendosur të jetë sa më e përgatitur përpara se të niset në turne.

Aktorja dhe këngëtarja  49-vjeçare dukej shumë më e re se mosha e saj në një foto të postuar në Instagram të shtunën, duke theksuar format marramendëse, shkruan Indeksonline.

JL u paraqit në veshje sportive në të cilën theksoj muskujt e trupit dhe dukjen natyrale.

Këngëtarja e njohur çdo herë ka qenë e përkushtuar ndaj formave fizike duke punuar me trajner të ndryshme dhe ushtrime intensive falë të cilave sot ka linja që secila femër ëndërron.

Jennifer pritet të fillojë turneun botëror me 7 qershor në Indlewood të Kalifornisë./Indeksonline/