“Burdushit” iu afruan ditët për të shkuar në burg, Gold Ag: “U dasht me ja bo me këste, çdo vit ka 1 muj (n’Ramazan)”

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” do të mbaj dënimin prej 4 vite e 6 muaj burgim.
Për këtë, reperi Gold Ag ka komentuar në një postim të publikuar nga Indeksonline.
Ai kërkoi që “Burdushit” t’i bëhej me këste burgimi, çdo vit ka 1 muaj ( në Ramazan).

Ndryshe, sipas urdhëresës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim./Indeksonline/