75 Mall Live Search
11:47 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / AR

Dua Lipa pozon pa pantallona në mes të rrugës

Dua Lipa ka disa ditë që ndodhet në Japoni. Këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve të fundit në Instagram.

Në veçanti, Dua ka publikuar një seri fotografish nga Tokio, ku ka pozuar me veshje të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Në një nga fotot që ka postuar, duket se ka përvetësuar trendin “Pa pantallona”. Kështu, ajo ka pozuat pa pantallona në mes të rrugës, e veshur me gete të zeza dhe një këmishë të kaltër.

Look-un e kompletoi me një kravatë dhe çantë dhe çizme të zeza.

Në paraqitjet e tjera, ajo ka veshur fustan të zi dhe një pallto zebrash.

Dua Lipa

Në postim nuk munguan as fotot që dëshmojnë që ndodhet në Japoni, si ato me artikujt “macja me fat”./Indeksonline/

Dua Lipa mace me fat në Japoni