Kjo qenka arsyeja se pse Kourtney e Travis puthen me gjuhë në çdo dalje!

Çdo dalje publike, Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker kujdesën të bien në sy me veprimet e tyre.
Në episodin e fundit të ‘The Kardashians’, çifti u përgatit për të ecur në tapetin e kuq në ‘Met Gala 2022’, transmeton Indeksonline.

Para se të largoheshin nga hoteli për t’u nisur për në event, Kourtney dhe Travis shkëmbyen puthje me gjuhë, ‘French Kiss’.
“Unë nuk dua të prish buzëkuqin tim, por nuk dua as ta refuzoj, kështu që puthemi me gjuhë”, tha ajo.
“Kjo është arsyeja përse në puthemi ashtu”, përfundoi Kardashian./Indeksonline/
