Ku mbeti mbretëresha e R&B? Arta bën rrëfimin prekës: I ndalova aktivitetet sepse…

Arta Bajrami është këngëtare shumë e dashur nga publiku shqiptar.
Ajo është e njohur si mbretëresha shqiptare e R&B. Kjo është për shkak se ishte këngëtarja e parë qe i është futur zhanrit të muzikës R&B, shkruan Indeksonline.

Ka disa muaj që është “distancuar” nga muzika por që arsyeja është e fuqishme.
Në një intervistë për Indeksonline, këngëtarja ka zbuluar arsyen se përse nuk ka qenë aktive në sezonin e verës dhe se çfarë befasie po përgatit për fansat e saj.
Në muajin qershor këngëtarja humbi nënën dhe ajo i ka anuluar të gjitha aktivitetet për shkak të zisë.
“Këtë verë nuk kam shkuar në aktivitetet për shkak se nëna ka ndërruar jetë në mujin qershor kështu që i kam anuluar sepse nuk kam mundur të shkoj”, tha ajo.

Por, duket se Arta ka vendosur që fansat mos t’i lë në pritje. Për Indeksonline zbuloi se tashmë ka gati një baladë moderne.
“Jam duke përgatitur një baladë moderne, ku edhe kësaj radhe do të vij solo. Ky projekt do të vizualizohet me videoklip”, pohoi ajo.
Përveç baladës, këngëtarja është duke përgatitur albumin i cili do të publikohet me këngë solo por do të ketë edhe bashkëpunime.
“Albumi do të ketë mbi 10 këngë të cilat do t’i sjellë në bashkëpunime por do të ketë edhe këngë solo.
Për bashkëpunime ende nuk kam vendosur se me kë do t’i bëj. Duhet me shiku se kush përshtatet duhet me i analizu disa gjëra pak më detajisht. Albumi pritej të lansohej në tetor, por e kemi shtyrë për në pranverë ose verë. E kemi shty për ma vonë sepse jemi duke punuar në album hala”.
Për fund zbuloi se do të jetë prezente në xhirime të Vitit të Ri.
“Po, do të marr pjesë në xhirime të Vitit të Ri”, përfundoi ajo./Indeksonline/
