13:33 / E Hënë, 27 Mars 2023 / AR

Miqësia nuk zgjati as dy javë/ Koha kur Melisa thoshte se njohja me Mbresen ishte momenti më i mirë në “BBVK”

Miqësia mes Melises dhe Mbreses është komentuar jashtëzakonisht shumë gjatë qëndrimit në “BBVK”.

Të dy vajzat janë shprehur të lumtura që brenda këtij formati kanë arritur të njohin njëra-tjetrën, shkruan Indeksonline.

Madje, e pyetur nga Prive, Melisa kishte deklaruar se momenti më i mirë gjatë qëndrimit në shtëpi është njohja me Mbresën si dhe përgatitja e salcës bashkë me të.

Por, çdo gjë ndryshoi pas daljes nga shtëpia ku të dyja janë bërë “unfollow” dhe duket se ‘arsyeja’ për këtë krisje mes tyre është Blasta.

Në videot më poshtë mund të dëgjoni fjalët e Melises që ia kishte dedikuar Mbresës pasi ishte eliminuar nga “BBVK”./Indeksonline/