Na pret verë e nxehtë/ Zbulohet se çka po “gatuan” Nora Istrefi

Ky vit do të jetë flakë. Krijuesja e shumë hiteve, Nora Istrefi, ka përgatitur hite të mëdha për sezonin e verës.
Menaxherja e këngëtares, Adelina Mehija për Indeksonline ka zbuluar që këngëtarja së shpejti do të sjell një këngë në bashkëpunim me Bardhin dhe Shkurte Gashin.

Mirëpo, befasitë nuk përfundojnë me kaq.

Ajo gjithashtu do të publikojë një këngë solo që pritet të shndërrohet në hit.
Pra, qëndroni gati sepse hite të mëdha po vijnë nga diva e muzikës, Nora Istrefi./Indeksonline/
