09:43 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

5 aksidente në 24 orë, nga mbi 1 mijë tiketa sa shqiptoheshin më herët dje u shqiptuan vetëm 156!

Qëndrimi në shtëpi gjatë këtyre ditëve pandemike ka një të mirë, zvogëlimin e numrit të aksidenteve.

Krahasuar me javët më parë, ku numri i tyre ishte tejet i lartë brenda 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar vetëm pesë aksidente.

Për fat të mirë asnjë prej tyre me fatalitet.

Dy me të lënduar, kurse tre të tjerë me dëme materiale, transmeton Indeksonline. Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 156 tiketa trafiku, numër ky tejet më i vogël krahasuar me periudhën e mëparshme kur brenda 24 orëve shqiptoheshin mbi 1 mijë tiketa trafiku.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës si dhe vendosja e orarit të caktuar për qarkullim të qytetarëve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe gjobave./Indeksonline/