75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

5 arsye për ti thënë ‘PO’ çdo ditë marrëdhënieve seksuale

Ka disa arsye dhe një seri studimesh që provojnë se marrëdhëniet seksuale ndikojnë për mirë, në trupin dhe mendjen e njerëzve.

Ja cilat janë 5 kryesoret:

1. Seksi i shpeshtë ju bën të dukeni më të rinj, dhe plot vetëbesim

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit të cilët dukeshin 7-12 vjet më të rinj se ç’ishin, kryenin marrëdhënie seksuale të paktën 3 herë në javë. Gjithashtu, ata ishin më të sigurtë në vetvete dhe në identitetin e tyre seksual.

2. Ul rrezikun e kancerit të prostatës

Sipas një studimi të Harvardit, meshkujt që ejakulojnë më shpesh e kanë më të ulët rrezikshmërinë ndaj kancerit në prostatë, deri në 22 përqind!

3.Dhimbjet e periodave, lehtësohen.

Rreth 9% e femrave thanë se kryejnë marrëdhënie vazhdimisht për të lehtësuar dhimbjet e barkut që u shkaktonin mestruacionet. Ato shihnin rezultate të dukshme në lehtësimin e këtyre dhimbjeve.

4. Ul presionin e gjakut dhe nivelin e stresit

Njerëzit që kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale kanë presion më të ulët të gjakut dhe reagim më të mirë ndaj stresit në krahasim me njerëzit të cilët nuk kryejnë marrëdhënie me një partner, ose masturbohen.

5. Seksi të bën inteligjent

Ky përfundim erdhi mbas një studimi të Universiteteve të Maryland në Amerikë dhe Univeristetit të Seulit, në Korenë e Jugut. Ata zbuluan se duke ulur nivelin e stresit, seksi përmirësonte aftësinë për të menduar, duke na bërë më inteligjentë.