5 arsye pse njerëzit përfundojnë duke tradhtuar

Sipas një studimi të botuar në Journal of Sex Research, arsyet e tradhtisë shpesh ndahen në tri kategori kryesore: probleme personale, probleme me partnerin ose marrëdhënien në tërësi dhe faktorë të jashtëm. Por ndonjëherë, ajo që perceptohet si tradhti mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që mendon partneri juaj. Këto janë shfaqet më të zakonshme të tradhtisë.
Problemet në marrëdhënie
Një ndër arsyet më të zakonshme pse njerëzit tradhtojnë janë problemet në mrrëdhënie. Nëse ndiheni të huaj me njëri-tjetrin apo nuk mbani mend herën e fundit kur keni bërë sekse, në vend që t’i jepni fund problemit, mund të përfundoni duke kërkuar një romancë të re.
Ata nuk menduan për pasojat
Shumë njerëz veprojnë pa menduar për pasojat. Në veçanti, ata që tradhtojnë arsyetohen me faktin se ishte një veprim i momentit, për shkak të gjendjes shpirtërore apo faktit se kanë qenë të dehur.
Vetëbesimi i ulët
Më shumë se gjysma e njerëzve që tradhtojnë thonë se e kanë bërë për t’u ndjerë më të vlerësuar. Nëse dikush nuk ndihet mirë me veten, ka shumë të ngjarë të përfundojë duke tradhtuar në mënyrë që të ndihet më i sigurt.
Hakmarrja
Dëshira për hakmarrje është një motiv tjetër i zakonshëm që çon në tradhti.
Mungesa e dashurisë
Nga të gjitha arsyet e tradhtisë, më e dhimbshmja dhe më e zakonshmja është mungesa e dashurisë. Në fillim të një lidhjeje, gjithçka duket e bukur, por me kalimin e kohës, dashuria zbehet. Dhe kur pasioni shuhet, të qëndruarit besnik në një marrëdhënie nuk është shumë e lehtë.