22:54 / E Diele, 12 Shtator 2021 / C E

5 copa “n’kajmak”, Reali fiton me përmbysje

Real Madrid ka fituar ndaj Celta Vigos me rezultat 5-2 në ndeshjen e javës së katërt të La Ligas.

Mbretërit ishin në disavantazh në pjesën e parë dhe arritën që të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë.

Mina shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e katërt për ta kaluar Celta Vigon në epërsi, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Karim Benzema në minutën e 24-të.

Cervi realizoi golin e dytë për Celta Vigon dhe e dërgoi në pushim skuadrën e tij me avantazh.

Në pjesën e dytë Reali ishte i “pamëshirshëm” duke shënuar katër gola.

Dy gola u realizuan nga Benzema (47’ dhe 87’), një Vinicius 54’ dhe një tjetër nga i riu Camavinga 72’.

Reali është në vendin e parë në tabelë me 10 pikë, aq sa kanë edhe Valencia dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/