75 Mall Live Search
23:17 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

5 detajet që tregojnë se partneri juaj është i zoti në seks

Nëse i njihni këto pesë tipare tek partneri juaj, dijeni që keni  bërë një zgjedhje të mirë. Një marrëdhënie fantastike nuk ka të bëjë vetëm me aftësinë dhe përvojën, por edhe me karakterin e mashkullit të cilit i kushtoni vëmendjen tuaj.

Ai është një zotëri

A ju pyet se si e kaluat ditën apo hap derën për ty? Apo interesohet për projektin që kishit dhe nëse keni përformuar mirë? Këto detaje tregojnë se ai është një zotëri i vërtetë. Të jeni të sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë kur të fiken dritat.

Ai di të prekë

Njerëzit nuk e prekin njëri-tjetrin vetëm kur i pushton pasioni. Nëse ai ju kap dorën gjatë një shëtitjeje, ose ju prek butësisht kurrizin kur ecni para tij, ose ju prek gjatë një darke romantike, jini të sigurt se ai e di se çfarë po bën.

Ai është i vetëdijshëm për faktin se bota nuk rrotullohet rreth tij

Për shumicën e njerëzve, jo vetëm burrat, në një moment të jetës së tyre pushon së zbatuari rregulli që ata janë më të rëndësishmit për veten e tyre. Po, duhet ta duash veten, por duhet të kënaqesh edhe të jesh në gjendje të bësh të lumtur dikë pranë teje. Mbaje këtë në mendje.

Nuk nxitohet

Një mashkull që dëshiron një lidhje serioze, ka parasysh që nuk ka nevojë të nxitohet askund. Ai do tregohet i duruar me partneren dhe nuk do e detyrojë të bëjë diçka për të cilën ajo mendon se nuk ka ardhur ende koha. Nëse partneri ju ka thënë se nuk ngutet, mos e merrni si refuzim, sepse ai nuk është.

Ai di si t’ju bëjë të ndiheni të mrekullueshëm

Ai është sigurisht një mashkull që nuk do të ngurrojë të lavdërojë çdo gjë të vogël që vë re tek ju. Do të ndiheni të mrekullueshëm dhe do të keni një pasqyrë të qartë se sa tërheqëse jeni, gjatë gjithë kohës. Një kimi e tillë garanton netë për t’u mbajtur mend.