5 ditë nga vrasja tinëzare në Viti, i dyshuari ende në arrati

Të enjten e kaluar, Jetulla Isufi qëlloi me dy plumba kushëririn e tij, Avni Ajetin.
Gjithë ngjarja eskaloi kur viktima mësohet të ketë prerë gabimisht një lis në pronën e Isufit.
Ky i fundit, i kishte bërë thirrje për sqarime, duke i kërkuar falje e njëkohësisht kompensim, por tinëzisht Isufi e qëlloi në oborrin e shtëpisë së tij në Debellde të Vitisë.
Isufi tash e 5 ditë ndodhet në arrati, ndërkohë që organet e drejtësisë vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.
IndeksOnline të martën ka qëndruar në fshatin Debellde, në vendin ku edhe ndodhi gjithë ngjarja.
Në shtëpinë e Isufit që ndodhet në një zonë malore, qëndron ende vetura e tij.
IndeksOnline mëson se Isufi ishte duke jetuar dhe vepruar për disa vjet në Austri dhe kishte ardhur për vizitë Kosovë.
Shtëpia e Isufit është e pajisur me kamera sigurie, çka sugjeron një nivel të lartë kujdesi për sigurinë dhe kontrollin e ambientit përreth.
Këto pajisje janë tashmë objekt hetimi nga autoritetet, të cilat janë duke analizuar pamjet e sigurisë për të zbuluar më shumë mbi lëvizjet e të dyshuarit para dhe pas ngjarjes.
Kujtomë se viktima ishte i martuar. Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijët./IndeksOnline/