12:08 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / B O

5 ditë para përurimit të Biden, administrata Trump kryen ekzekutimin e fundit me vdekje

Vetëm pesë ditë para përurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, administrata Trump kreu në orët e para të së shtunës, dënimin e 13-të dhe të fundit me vdekje për një të burgosur federal. Bëhet fjalë për Dustin Higgs, një afro-amerikan 48-vjeçar.

Higgs u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun Terre Haute në Indiana.

Higgs ishte dënuar me vdekje për vr asjen e tri grave në vitin 1996 në Maryland dhe vdiq në orën 1:23 të mëngjesit të shtunën me orën lokale.

Higgs është i burgosuri i tretë i burgut Terre Haute që ekzekutohet këtë javë. Para tij, u ekzekutuan në të njëjtin burg, Corey Johnson u ekzekutua një ditë më parë dhe Lisa Montgomery u ekzekutua të mërkurën, duke u bërë gruaja e parë që u ekzekutua në 70 vite.