10:24 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / AR

5 fakte rreth vaginës që do të ndryshojnë mënyrën se si mendoni për seksin

Klitorisi është më i madh se sa mendoni

Klitorisi është i mbushur me fibra nervore, siç e dinë shumë njerëz, edhe pse ka më shumë se sa njerëzit mendojnë. Shkencëtarët mësuan për herë të parë në tetor se klitorisi i njeriut ka mbi 10,000 fibra nervore. Më parë mendohej se kishte rreth 8000, gjë që bazohej vetëm në një studim të bërë në vitet 1970 mbi lopët.

Pika juaj G mund të mos ju japë orgazma

Pika G është parë prej kohësh si një lloj butoni magjik për të inicuar orgazmën, por kjo nuk është tamam kështu.closevolume_off

Në realitet, zona e pikës G është mikpritëse e një morie indesh dhe gjëndrash që, kur stimulohen, mund të kenë disa rezultate emocionuese. Por çdo trup është i ndryshëm. 

‘Buzët’ tuaja nuk janë vetëm për puthje

“Kjo lëkurë është tepër e ndjeshme dhe plot me mbaresa nervore”, thotë një ekspert pë Bust;e. “Është atje për një arsye për të mbrojtur të gjitha këto mukoza të rëndësishme dhe për t’ju dhënë kënaqësi dhe ndjeshmëri.” 

Sperma mund të ndikojë në ekuilibrin tuaj të pH

Njohja e kësaj mund të mbrojë shëndetin tuaj seksual. “Jo vetëm që vagina pastrohet vetë, por ajo ka këtë ekosistem të mbushur me mikrobe që supozohet se janë aty dhe që janë shumë të mirë në mbrojtjen e mukozave tuaja”, thotë eksperti Gross, i cili ju ndihmon të mbroni nga infeksionet që mund të shfaqen. E gjithë kjo është pjesë e sistemit të integruar të sigurisë së vaginës, thotë ajo.

Libidoja (dëshira për seks) luhatet me ciklin tuaj

Nuk do të jeni të eksituar gjatë gjithë kohës, dhe kjo është krejtësisht normale. Në fakt, jeni më të ngarkuar erotikisht kur jeni më pjellor, rreth ovulacionit, kur estrogjeni dhe testosteroni janë në pikën e tyre më të lartë në ciklin tuaj. Eksitimi mund të jetë më i ulët në ditët para menstruacioneve, nëse jeni vërtet të stresuar dhe nëse jeni duke marrë medikamente të caktuara, ndër arsye të tjera.