21:26 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

5 fakte rreth zhvillimit të fetusit që si keni ditur më parë

Me të pranuar lajmin se jeni shtatzënë, në mendjen tuaj fillon gërshetimi i emocioneve; duke filluar nga gëzimi për të vazhduar tutje me shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fetusit.

Por, fal zhvillimit të teknologjisë tashmë është e mundur të studiohet aktiviteti i fetusit brenda mitrës në detaje shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë, gjeni disa karakteristika që foshnjet bëjnë gjersa janë në barkun e nënës:

-Po, ato qajnë

Sipas hulumtimit, foshnjet shprehin pakënaqësitë e tyre brenda mitrës, kur janë në javën e 28-të të zhvillimit.Goja e hapur, lëshimi i frymëmarrjeve të shkurta e në disa raste edhe një mjekër që dridhet, të gjitha këto shoqërohen me të qara.

-Mund të frikësohen

Sa shpesh e keni vërejtur se foshnja juaj ju godet në momentin kur është i/e ekspozuar ndaj tingujve të papritur? – Në këto raste, foshnjet ndihen të frikësuara.

-Përgjigjen ndaj zërit tuaj

Foshnja juaj fillon të dëgjojë që nga java e 18-të.Megjithatë, deri në javën 25-të, dëgjimi i foshnjës suaj zhvillohet dhe arrin t’ju përgjigjen me lëvizje zërave që për të janë të njohur, e sidomos atë të nënës.

-Shijojnë shijet e ushqimeve

Ushqimet të cilat nëna i konsumon gjatë shtatzënisë transferohen në lëngun amniotik dhe arrijnë te fetusi.Në këtë formë, edhe fetusi është në gjendje të shijojë ushqimet brenda mitrës.

-Praktikon frymëmarrjen

Deri në javën e 26-të, mushkëritë e foshnjes zhvillohen plotësisht edhe pse foshnja juaj vazhdon të marr frymë përmes placentës.