12:00 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

5 filma për të kuptuar se përse Anya Taylar-Joy shkëlqeu në “Loja e zonjës”

Pasi e kurorëzoi suksesin e saj që prej fillimit të filmit “Loja e Zonjës”, Anya Taylor-Joyt i kishte dhënë provat edhe në rolet e tjera të saj në ekran. 24-vjeçarja sapo ka marrë Globin e Artë si aktorja më e mirë për rolin e saj si Beth Harmon në “Lojën e Zonjës”.

Por para këtij suksesi mbarëbotëror në “Netflix”, aktorja argjentinase-amerikano-britanike e kishte zyrtarizuar tashmë prezencën e saj në ekranin e madh. Ajo u zbulua në vitin 2016 në filmin artistik “The Witch”.

Një adhuruese e filmave horror dhe thrillerëve, ajo ngjiti shumë shpejt shkallët e suksesit ndaj edhe pse është ende e re ka ndërtuar një karrierrë shumë të larmishme.

5 janë filmat që e ndihmuan atë të arrinte një karrierrë të suksesshme në botën e filmit:

1-Joy ishte mbretëresha e britmave në filmin “Shtriga”, filmi i parë i saj me metrazh të gjatë. Aktorja e gjen veten të ballafaquar me një forcë të keqe që shkakton një seri dramash.

2-Ajo luajti rolin si e dashura e Barack Obamas në filmin “Barry”. Në këtë film ajo është Charlotte, dhe vjen nga një familje e pasur e përbërë nga ish-aktivistë të të drejtave civile.

3-Në filmin “Raca e pastër”, aktorja e gjen veten nën lëkurën e një karakteri të errët dhe të thellë, e aftë për gjithçka për të marrë atë që dëshiron.

4-Filmi “Emma”, ku aktorja është në rolin kryesor e kalon kohën e saj si mblesëri e çifteve. Një profil i dalë nga personazhet e errët ku aktorja e re provon forcën e saj në ngjyra dhe romancë.

5-Në vitin 2020, Anya Taylor-Joy hedh hapat e saj të parë në Marvel në The New Mutants, një vazhdim i ekskluzivitetit të X-Men-it, drejtuar nga Josh Boone. Historia përqendrohet në pesë adoleshentë mutantë që zbulojnë fuqitë e tyre të vështira për t’u kontrolluar.