08:46 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Lindën 5 foshnja dje në Pejë, 4 vajza e 1 djalë

262 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, më 15 janar 2020. Nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

7 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 307 pacientë që në total janë bërë 4,730 sosh.

Gjatë 24-orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, të gjitha normale. Kanë lindur 5 foshnja 1 i gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore./Indeksonline