11:32 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / k.v

5 frutet me përqindje më të lartë të karbohidrateve

Të gjitha frutat përmbajnë sheqer kështu që ato janë natyrshëm më të larta në karbohidratet në krahasim me perimet. Pra, nëse jeni në një dietë ku duhet ët shmangni karbohidratet, ju duhet ti shmangni ushqimet  me nisheste, që janë të larta në karbohidratet.

Mango: Një mango mesatare mund t’ju japë rreth 50 gram karbohidrate. Një filxhan mango të prerë përbën rreth 28 gram karbohidrate.

Rrush i thatë: Rrushi i thatë është një lëndë kryesore e  ëmbëlsirave dhe ato ju japin me rreth 34 gram karbohidrate vetëm në një filxhan.

Banania: Ka një arsye të mirë pse banania bie në listën e ushqimeve të larta të karbohidrateve. Një banane e mesme përmban rreth 27g karbohidrate, transmeton Indeksonline.

Ananasi: Gjithashtu janë të mbushur me karbohidrate. Një filxhan me ananas përmban rreth 25 gram karbohidrate. Nëse ju pëlqeni fruta tropikale, atëherë papaja mund të jetë një opsion i mirë i ulët në përqindje të karbohidrateve.

Molla: Një mollë e mesme mund t’ju japë rreth 25 gram karbohidrate dhe kjo është pjesërisht për shkak të përmbajtjes së saj të lartë të fibrave./Indeksonline/