5 gjërat e çuditshme që shkaktojnë gurë në veshkë
Gurët në veshkave mund të jenë të vegjël por ata mund të shkaktojnë shumë dhimbje dhe shqetësime të ndryshme.
Pavarësisht kujdesit maksimal, shumë njerëz përjetojnë një episod të përsëritur të gurëve të veshkave. Një studim thotë se në mesin e pacientëve që kanë pasur gurë në veshka, shkalla e përsëritjes është 60-80 për qind.
Më poshtë po u paraqesim 5 gjëra të habitshme të cilat shkaktojnë gurë në veshka, transmeton Indeksonline.
1. Konsumimi i pakët i kalciumit
Shumica e gurëve të veshkave kanë për bazë kalciumin. Kjo është arsyeja pse disa njerëz anashkalojnë plotësisht kalciumin, duke pasur frikë se ai mund të shkaktojë përsëritje të gurëve në veshka. Por ky është një gabim i rëndë Dr. Pari M R, urolog. “Largimi i kalciumit rrit plotësisht rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka”, shton ai.
2. Ngrënia e tepruar e mishit
Nëse jeni një mishngrënës i përbetuar, qëndroni larg mishit të kuq dhe të bardhë për një kohë. Një studim i vitit 2014 konfirmoi se konsumuesit e mishit janë për 30-50 për qind më të prekshëm ndaj gurëve në veshka se sa vegjetarianët.
3. Të jetosh në vise tropikale
Sipas studimeve, nëse jetoni në klimat tropikale, rreziqet për gurë në veshka rriten. Rreziku rritet për shkak të nivelit të ulët të urinimit ku shfaqet në zonat ku nuk ka ujë të freskët të pijshëm. Diarreja kronike, një nga shqetësimet kryesore shëndetësore të rajoneve afër ekuatorit, gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka.
4. Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike
Lidhja midis ndryshimit të klimës dhe gurëve të veshkave ka kohë që është spekuluar. Sa ngrohtë që merr moti, aq më shumë rritet rreziku i zhvillimit të gurëve të veshkave. Në një studim të botuar në Perspektivat e Shëndetit Mjedisor, është raportuar se temperaturat më të larta të ambientit janë një faktor rreziku për gurët e veshkave.
5. Gjenetika juaj
Gurët e kistineve, një nëntip i gurëve të veshkave, janë rezultat i të pasurit shumë substancë të cistinës në urinën tuaj. Ajo rrjedh nga cystinuria, një kusht gjenetik që ju trashëgoni nga prindërit tuaj. Ndër të gjitha llojet e gurëve të veshkave, gurët e cistinës janë të vetmet që shkaktohen ekskluzivisht për shkak të mutacioneve gjenetike./Indeksonline/