12:43 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

5 gjërat, që duhet të mbani mend kur dilni nga një marrëdhënie toksike

Të dallosh një  lidhje toksike, shpesh nuk është e vështirë, nëse gjërat i sheh nga jashtë dhe nuk je vetë i/e përshfirë në këtë marrëdhënie.  Familja dhe miqtë tuaj mund të vërejnë dhimbjen që partneri juaj po ju shkakton shumë kohë përpara se të filloni të shihni se çfarë po ndodh vërtet.

Njerëzit toksikë kanë një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni fajtorë dhe t’ju izolojnë përmes manipulimeve. Kur më në fund filloni të kuptoni se marrëdhënia juaj është toksike, marrja e vendimit për t’u larguar mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Këto pesë gjëra mund të ndihmojnë që vendimi juaj të bëhet më i lehtë kur bëhet fjalë për të dalë nga një marrëdhënie toksike.

1. Ata nuk do të ndryshojnë

Nëse partneri juaj është toksik për ju, ky fakt nuk do të ndryshojë kurrë. Ata mund të përpiqen t’ju manipulojnë, por gjithmonë do të përfundoni të lënduara dhe në faj. Nëse dhimbja që partneri juaj po ju shkakton nuk është e mjaftueshme për ta bërë atë të bëjë një ndryshim, atëherë nuk ngelet gjë tjetër që ju mund të bëni.

2. Ju meritoni më shumë

Nëse marrëdhënia juaj ju shkakton dhimbje, është koha të kuptoni se ju meritoni më shumë. Ju meritoni dikë që ju bën të lumtur, ju mbështet, ju motivon dhe ju ngushëllon. Qëndrimi me dikë që sjell energji negative në jetën tuaj ose ju ul poshtë, vetëm do lëndojë.

3. Do të jetë e vështirë

Askush nuk tha që kjo do të jetë e lehtë. Edhe nëse partneri juaj ju ka lënduar, dhe ju e dini se jeni në një marrëdhënie toksike, prapëseprapë mund të jetë e dhimbshme të dilni nga kjo marrëdhënie. Por pasi të kuptoni se dhimbja nuk është dashuri, më në fund do të jeni në gjendje të largoheni.

4. Është e rëndësishme të merrni një vendim

Pasi të filloni të pranoni që jeni në një marrëdhënie toksike dhe duhet të bëni një ndryshim, hapi tjetër është të merrni vendimin për të qëndruar ose për t’u larguar. Më në fund mund të kuptoni se çfarë janë përpjekur t’ju tregojnë familjarët ose  miqtë tuaj. Është koha që ta vendosni veten të parën dhe të vazhdoni.

5. Duhet t’i qëndroni besnik vetes

Kujtoni gjithmonë që vendimin për t’u larguar e morët për veten tuaj, të përmirësoni veten, të përmirësoni të ardhmen tuaj dhe të investoni në lumturinë tuaj. Ky është vetëm fillimi