75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

5 kandidatët për kryetar komune më të votuar në Kosovë

Garë interesante ishte kjo e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Që nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 7 të mbrëmjes, qytetarët patën mundësi të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 42.50% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje.

Kandidati për kryetar komune më i votuar ishte Arben Vitia nga LVV që synon të qeverisë Prishtinën.

Ai mori 35.433 vota, por jo të mjaftueshme për fitore pa balotazh.

Pas tij radhitet kandidati për kryetar të Ferizajt nga PDK, Agim Aliu.

Aliu grumbulloi 30.441 vota, të cilat i siguruan fitoren e madhe në atë komunë. Pra, 62,53% e votave ishin për të.

Në vendin e tretë sa i përket votave qëndron Përparim Rama – kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Me 24.572 vota, Rama arriti të siguronte balotazh në Prishtinë, bashkë me Vitinë.

Pas tij është kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Haskukën e votuan 23.504 qytetarë të Prizrenit.

Në fund të kësaj pesëshe radhitet Gazmend Muhaxheri – kandidat i LDK-së për kryetar të Pejsë.

Gazit i besuan të qeverisë edhe për një mandat 22.778 pejanë./Indeksonline/