22:19 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

5 Këshilla për Fitnes

  1. USHTRONI MUSKUJTË ME FREKUENCË OPTIMALE

Muskujtë kanë nevojë për stimulim në mënyrë që të rriten dhe ata kërkojnë stimulim të vazhdueshëm në mënyrë që të rriten. Ushtroni të paktën 3 deri ne 4 herë në javë dhe fokusohuni në grupet muskulore më të mëdha.

Në mënyre që ti riparoni muskujtë në mënyrë adekuate duhet ti pushoni grupet muskulore të caktuara të pakten 36 orë para se ti ushtroni përsëri të njejtë.

  1. HANI MË SHUMË
    Ju duhet të hani që të rriteni, nuk ka ndonje trik që t’i largoheni këtij fakti. Në rastin e rritjes së muskujve totali i kalorive është shumë më i rëndësishëm se ndarja e makro-nutrientëve. Natyrisht që të hani kur nuk ndiheni të uritur nuk është logjike por nuk është e thënë që të hani sasi të madhe në një shujtë.

Mënyra më e mirë për të ngrëne ato kaloritë ekstra që ju rrisin muskujtë është që të hani shpesh dhe shujta më të vogla. Të hani 5 herë në ditë dhe të ndani kaloritë e nevojshme është shumë më lehtë se të hani gjithë ato kalori në 2-3 shujta. Gjithashtu të ushqyerit e shpeshtë ka ndikim në sintezën e proteinave që ndihmon rritjen e masës muskulore

  1. PINI SASI TË MJAFTUESHME TË UJIT
    Disa persona i kushtojnë shume rëndësi ushqimit mirpo harrojnë nevojat tjera trupori si psh, hidratimin e trupit dhe furnizimin e mjaftueshëm me ujë.

“Trupi juaj përbëhet 70 % nga uji, që do te thotë se uji luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e përditshem dhe arritjes së performancave kulminante shpjegon von Moger.”Të qenurit të hidratuar është kritike për të shtuar muskuj të pastër”

Konsumoni sa ma shumë ujë gjatë ditës, si kur jeni duke djegur dhjam ashtu edhe kur jeni duke shtuar muskuj. Është e mundur që kur jeni të dehidruar të ndjeni uri dhe për këtë arsye hidratimi është shumë i rëndësishëm sidomos kur jeni duke djegur dhjam.

  1. USHTRONI NË MBRËMJE

Për shumicën e njerëzve koha perfekte për të ushtruar është në mes të orëve 16:00-19:00. Nese ushtrohet më vonë ka rrezik të çrregullohet cikli i gjumit.
Mbani mend: të fjeturit e bollshëm ndihmon në riparimin e muskujve tuaj dhe siguron efekte me positive anabolike.

“Muskujtë tuaj rriten në gjumë dhe gjatë pushimit, jo në fitnes”, shpjegon bodybuilder-i Calum von Moger.
“Hormonet natyrale lirohen gjatë gjumit dhe ndihmojnë në riparimin e muskujve si dhe arritjen e rezultave për të cilat keni punuar me aq mund.

  1. BALANCONI NUTRICIONIN TUAJ

Thonë se muskujt bëhen në kuzhinë e jo në fitness. Kushtoni një vëmendje të madhe balancimit të dietës suaj. Nese jeni të ngulfatur në protein dhe asgjë tjeter është koha që të ndërroni mënyrën e të ushqyerit. Nocioni se proteini është i vetmi makro-nutrient për ndërtimin e muskujve dhe fuqisë është shumë i vjetër,”shpjegon Karina Baymiller. Karbohidratet dhe yndyrnat janë shum të rëndësishme në procesin e ndërtimit dhe riparimit të muskujve

Ju duhet të hani së paku 2 gram protein për çdo kilogram të peshës trupore dhe pjesën tjetër të kalorive duhet ta konsumoni përmes karbohidrateve dhe yndyrnave.