16:27 / E Diele, 20 Shtator 2020

5 këshilla për të filluar një rutinë të shëndetshme

Për disa prej nesh fillimi dhe përkushtimi i një rutine të shëndetshme duket shumë e arritshme por me të vërtetë e vështirë. A është dembelizmi shkaku kryesor? Kush e di. Megjithatë, nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të dukeni në formë, atëherë duhet të hiqni dorë nga një grumbull i gjërave që ju pengojnë të filloni stilin e ri të jetesës. Procesi i nisjes mund të jetë i lehtë por shumë prej nesh do të heqin dorë pas disa ditësh. Në vend që të shikoni TV gjatë gjithë ditës ngrihuni dhe filloni rutinë tuaj të shëndetshme. Këtu janë disa këshilla dhe truqe që mund të dëgjoni për t’ju mbajtur në rrugën e duhur.

Të jeni gati fizikisht dhe mentalisht; Nëse dëshironi të filloni stilin e jetës tuaj të shëndetshëm, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse jeni gati dhe ju do të pranoni rutinën tuaj të re në palestër. Përgatituni fizikisht dhe mendërisht. Nëse mendoni se agjenda juaj është e stërngarkuar atëherë vendosni kohën tuaj të fitnesit si një takim që duhet të merrni pjesë patjetër.

Filloni ngadalë; Ju gjithmonë duhet të filloni ngadalë me disa ushtrime të lehta dhe të rritni ritmin tuaj përgjatë rrugës. Filloni me diçka të lehtë si të ecni, dhe pastaj të ushtroni. Kjo patjetër do të ndihmojë trupin tuaj që të përshtatet me rutinën.

Miq të ushtrimeve; Ne të gjithë kemi miq të veçantë në jetën tonë, megjithatë, nëse doni të përshtateni me një rutinë të re të shëndetshme atëherë patjetër do t’ju duhet të kapni shokun tuaj më të mirë dhe të punoni së bashku. Njerëzit kanë tendencë t’iu përkushtohen një rutine të shëndeteshme nëse shoku i tyre është atje për ti frymëzuar dhe motivuar ata.

Ju jeni ajo që hani; Mund të tingëllojë si një klishe, por na besoni, kjo është absolutisht e vërtetë! Kontrolloni marrjen tuaj të kalorive dhe patjetër do të ndiheni më mirë dhe do të jeni të motivuar që të rrini në rutinën tuaj të re. Lini prapa ushqime të shpejta dhe pijet e gazuara, jetoni në mënyrë të shëndetshme dhe jini të lumtur!

Shfaqu; Një nga gjërat më të rëndësishme që ju duhet të bëni është që të shfaqeni. Shko në palestër dhe do të shihni se duke u shfaqur atje pothuajse keni përfunduar gjysmën e punës tuaj, sepse ju nuk mund të ktheheni në shtëpi sapo të jeni atje. Ju do të ndiheni më të motivuar të vazhdoni.