15:48 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

5 këshilla për të qëndruar në formë

Në një botë të mbushur me yje të palestrës në Instagram, janë të shumta frymëzimet që mund të ndiqni për të pasur edhe ju një trup të bukur dhe shëndet të mirë. Ja disa nga objektivat që duhet ti vini vetes për këtë fillim viti.

1-Cakto objektiva të zgjuara.

Mos synoni të humbisni peshë që në fillim, por synoni të ushqeheni mirë, të merreni me aktivitete dhe ndryshoni fillimisht mënyrën tuaj të jetesës. Rënia në peshë do të vij në mënyrë graduale dhe më lehtë pa u stërmunduar.

2-Provoni gjithçka. Provoni çdo rutinë dhe aktivitet që ju vë në lëvizje në mënyrë  që të mos mërziteni me të njëjtat stërvitje dhe të punoni me pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu në këtë mënyrë do të kuptoni se çfarë është e mirë për ju dhe çfarë jo.

3-Hiqni dorë nga snack-et e gatshëm apo pijet energjike me suplemente shtesë.  Zgjidhni snack të bëra nga vetë ju në shtëpi, fruta të thata ose lëngje frutash e perimesh.

4-Trajtoni mirë këmbët tuaja. Këmbët janë shumë të rëndësishme në stërvitje, prandaj sigurohuni të investoni në një palë atlete të mira trajnimi.

5-Mos prisni rezultatet gjatë natës. Stërvitja është e mirë dhe ju bën të ndiheni plot energji pozitive, por mos prishni rezultate brenda ditës. Ato duan kohë të shfaqen, e rëndësishme është të mos hiqni dorë.