5 këshilla si të vozisni kur ka mjegull në rrugë

Ngasja e automjetit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit si pasojë e ndryshimit të temperaturave sezonale është më e rrezikshme, andaj të gjithë shoferët duhet të kanë kujdes të shtuar. Gjatë kësaj periudhe me prezencë mjegulle në rrugë, ngasja mund të jetë e rrezikshme, sepse dukshmëria zvogëlohet dhe kjo mund të kontribuojë në shkaktimin e aksidenteve në trafik. Për të qenë gjithmonë të sigurt gjatë ngasjes, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS jep këto pesë këshilla për ngasjen në mjegull:
- Ngadalëso nëse dukshëria është e kufizuar ose ndërpreni ngasjen dhe largoni automjetin tuaj nga rruga. Nëse pamja (shikimi) është e kufizuar për shkak të mjegullës zvogëlo dhe përshtate shpejtësinë tuaj sipas kushteve të rrugës, sepse prezenca e mjegullës së dendur maskon ndjesinë e shpejtësisë gjatë ngasjes.
- Përdor (ndiz) dritat me rreze të shkurtër. Kur pamja është e kufizuar, tendenca natyrore e një shoferi është të aktivizojë dritat me rreze të lartë (dritata e gjata). Ngasja e automjetit me drita të ndezura me rreze të lartë reflekton jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj.
- Përdor dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka ato kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin edhe nga një distancë më e madhe.
- Për orientim gjatë ngasjes në mjegulle përdor vijën e djathtë afër trotuarit si një udhëzues. Në mjegull të dendur, orientohu në vijat e shënuara në anën e djathtë të rrugës si një udhëzues. Mos përdor për orientim vijën e bardhë të mesit të rrugës, sepse duke vepruar kështu do të rrezikoni duke iu ofruar më afër automjeteve që vijnë nga kahu i kundërt, të cilat kanë vështirësitë e njëjta sepse nuk shohin mjaftueshëm se ku po shkojnë.
- Mos u ndal në rrugë. Kur nuk mund ta shihni se ku po shkoni edhe pse një reagim i natyrshëm është që të ngadalësoni ose të ndaloni automjetin. Në mjegull, mos u ndal kurrë në rrugë. Gjeje një vend të sigurt jashtë shiritit rrugor për ta ndalur automjetin tuaj, sa më larg trafikut të jetë e mundur dhe fikni dritat. Lënia e dritave ndezur mund të mashtrojë shoferët e tjerë që janë pas jush, sepse ata kur të shohin dritat e ndezura të automjetit tuaj do të mendojnë se jeni në lëvizje në shiritin rrugor dhe kjo mund të shkaktojë aksident trafiku. (AMRKS)