75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

5 km nga pika kufitare me Serbinë, biznesmeni nga Podujeva vendos shqiponjë gjigante

Vetëm 5 km nga pika kufitare me Serbinë në Merdare, në hyrje të Podujevës, është duke u vendosur simboli i shqiponjës, përcjellë Indeksonline.

Për këtë, siç mëson Indeksonline, inicues është Florent Hasani ndërsa është realizuar nga biznesmeni llapjan, Muhamet Hasani.

Zbulimi i saj do të bëhet me 19 qershor, Ditën e Çlirimit të Podujevës.

Kjo shqiponjë është e përmasave gjigante, dhe ngjason me atë që është e vendosur në komunën e Ferizajt.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografitë: