07:36 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

5 kravata që çdo mashkull duhet të ketë në gardërobë

Cilat janë modelet e kravatave qe çdo mashkull duhet te ketë ne gardërobë?

Kravata njëngjyrëshe

Është kravata e preferuar nga avokatet dhe nga menaxher. Arsyeja? Është kravata me e thjeshte për te kombinuar qoftë për sa i përket këmishës ashtu edhe veshjeve formale.

Kravata me pika

Është kravata e atyre meshkujve qe preferojnë stilin dandy. Nuk është një model i thjesht për tu kombinuar por është shume e këndshme. Nuk mund te vishet me këmishë me shume ngjyra apo me këmishë me vija.

Kravata Paisley

Është një model dedikuar atyre qe dëshirojnë te guxojnë. Është mire te vishet me këmishë njëngjyrëshe dhe kostume klasike.

Kravata me vija

Kjo tipologji kravate mund te vishet edhe me një këmishë e cila nuk është njëngjyrëshe. Por duhet te bëni kujdes me kombinimin e nuancave i cili duhet te jete i studiuar mire.

Kravata Regimental

Është kravata me e dashur nga meshkujt dhe dekorohet nga vija diagonale me ngjyra nga me te ndryshme. Është një nder kravatat qe meshkujt duhet te kenë ne gardërobë.