75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

5 lindje por 6 foshnje në Spitalin e Pejës për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u realizuan me sukses 5 lindje.

Nga këto 5 lindje, lindën 6 foshnje, 1 vajzë dhe 5 djem, ngase 1 lindje ka qenë binjake, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

-537 Vizita Specialistike;

– 40 Pranime;

– 177 Pacientë të Hospitalizuar;

– 5 Lindje, 1 vajzë dhe 5 djam ngase 1 lindje ka qenë binjake;

– 7 Operacione;

– 35 Hemodijaliza;

– Analiza: 293 pacientë që kanë bërë 3,969 analiza;

– 140 Shërbime Radiologjike dhe atë: 94 Rëntgena, 29 Ultrazëra, 14 CT-ja dhe 3 Mamograf;

– 33 procedura fizoterapike

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 17 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

– 4 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

– 1 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;

– 1 pacientë i shëruar gjatë 24 orëve të fundit.