75 Mall Live Search
08:04 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

5 lloje burrash që tradhtojnë: Si t’i dalloni ata?

Të kuptuarit se dashuria e jetës suaj ju ka tradhtuar mund të jetë një përvojë shkatërruese. Tradhtia është jashtëzakonisht e dhimbshme sepse shkakton një thyerje shpesh të pariparueshme të besimit. Shërimi nga një përvojë e tillë mund të jetë tepër i vështirë për disa njerëz dhe thuajse i pamundur për të tjerët.

Sigurisht, që në marrëdhëniet njerëzore asgjë nuk është absolute apo 100% e sigurt. Megjithatë, ka 5 lloje djemsh që duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për tradhtinë.

1. Lojtari (The player)

Ju me siguri keni pasur marrëdhënie me dikë të tillë më parë. Ai ka një grup vajzash për të cilat thotë se janë vetëm shoqe, që i dërgojnë mesazhe në orën 1 të mëngjesit. Ai ndjek vajzat gjysmë të zhveshura në Instagram dhe është gjithmonë në kërkim të emocionit të radhës gjatë një nate jashtë. Ai nuk mund të ndalojë së flirtuari me femra të tjera dhe lista vazhdon. Mos bini pre e hijeshisë së tij. Nuk jeni ju ajo që duhet ta ndryshoni këtë person. Largohuni nga ky njeri sa më shpejt të mundeni.

2. Burri i “fuqisë dhe influencës”

Ju e keni parë këtë djalë përreth dhe në TV. Shumë vajza i vardisen sepse ai ka pushtet dhe kjo ka një efekt dehës mbi to. Megjithatë, ajo që i mungon është integriteti. Ai mendon se rregullat që ndjekim ne njerëzit e zakonshëm nuk vlejnë për të. Herët a vonë do të pendoheni që keni rënë në dashuri me këtë djalë, kështu që më mirë të mos shkoni deri në atë pikë.

3. Tradhtari serial

Ky është djali që i përfundon të gjitha marrëdhëniet e tij me tradhti. Natyrisht, ai e ka të vështirë të qëndrojë me një partnere për periudha të gjata kohore, prandaj sigurohuni që të gërmoni pak në marrëdhëniet e tij të kaluara përpara se të angazhoheni për ndonjë gjë serioze.

4. Tradhtari që “mërzitet” shpejt

Këtu kemi një djalë që thjesht është vetë i mërzitshëm dhe kjo e bën që edhe partneren, pas ca kohësh, ta shohë si të mërzitshme. Justifikimi i tij për tradhtinë është pikërisht ky: Lidhja u bë monotone, po kërkoja emocione të reja, bla, bla, bla.

5. Ai që krijon një lidhje bazuar vetëm në pamjen e jashtme

Goca, le të mos pretendojmë se dhe ne nuk i shohim djemtë nga pamja. Sidoqoftë, burrat priren ta bëjnë më shumë këtë. Mos u dashuroni me dikë që ka primare vetëm këtë, pamjen e jashtme. Lidhni pikat dhe shihni çfarë ju thotë intuita.