12:32 / E Enjte, 26 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

5 lojtarë të City-t planifikojnë largimin, shkak Guardiola

Manchester City  ende nuk ka hequr dorë nga Premier League, skuadra e Pep Guardiolës  po kërkojnë me ngulm sërish titullin për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po kryeson dukshëm kreun e tabelës dhe fokusi është kthyer te Champions League, objektivi i shumëdëshiruar nga “Cityzens”.

Por, atmosfera nuk duket aq e mirë në e skuadrës së Pep Guardiolës dhe shkaku lidhet pikërisht me trajnerin spanjoll. El Chiringuito raporton se pesë futbollistë të Manchester City janë të pakënaqur me Guardiolën.

Lojtarët si: Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte. Shkaqet kryesore lidhen  me kontratat e tyre, por edhe me raportet personale me trajnerin.

“Këta të pestë janë kandidatët kryesorë për t’u larguar nga Manchester City në fundin e sezonit”, u shpreh gazetari Jose Alvarez.

Sa i përket mesfushorit gjerman, ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe media të ndryshme raportojnë prej kohësh që ka një marrëveshje me Barcelonën, aty ku pritet të transferohet me parametra zero në verë.

Bernardo Silva e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer në Portugali, por pa e specifikuar se kur, ndërkohë që emri i tij është lidhur edhe me PSG-në e Barcelonën.

Tre të tjerët nuk kanë raporte pozitive me Guardiolën, ata kanë refuzuar mundësinë për rinovimin e kontratave dhe janë duke menduar largimin nga City. /IndeksOnline/