5 lokacione në Serbi e 9 në Kosovë janë gërmuar për gjetjen e trupave të zhdukur gjatë luftës

Konferenca e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mbajtur konferencë për media, ku kanë njoftuar se ka pasur gërmime për gjetjen e trupave të zhdukur në Serbi e në Kosovë.

Ramë Manaj nga ky komision tha se në Kizhovak është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetjet mortore. Ndërsa edhe në Kosovë ka pasur gërmime.
Deri tani në Kosovë janë gërmuar 9 vende ku janë gjetur 11 mbetje mortore.
Manaj njoftoi se është duke u bërë identifikimi i tyre.