13:10 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

5 mënyra efektive si të joshni këdo që i vini syrin

Joshja apo arti që të bëni dikë të bjerë nën këmbët tuaja mund të duket si një mision i pamundur për një person pa eksperiencë.

Ka shumë mënyra se si mund të bëni për vete një person që ju pëlqen duke praktikuar disa rregulla të thjeshta. Joshja vjen në mënyrë tërësisht natyrale, por duhet të dini se kur të hyni në aksion në mënyrë që të bëni ndryshimin në marrëdhënien me dikë.

1. Flisni pak pisët

Çdokujt i pëlqen nëse flisni lirshëm, pasi këtu duket afërsia që keni me këtë person.

2. Krijoni situata të sikletshme

Situatat e sikletshme janë afrodiziaku juaj për të nxitur interesin e partnerit tuaj. Prekjet e pavetëdijshme midis jush janë opsioni më i mirë për të krijuar një tension të kontaktit seksual.

3. Qeshni kur e shikoni

Një buzëqeshje e ngrohtë menjëherë pasi keni parë në sy personin që ju intereson, mund t’i bëjë atij përshtypje dhe të vijë e t’ju flasë miqësisht.

4. Tregohuni pozitivë dhe të relaksuar

Nëse ju shfaqni një gjendje mendore të relaksuar atëherë edhe të tjerët rreth jush do të joshen nga kjo e do të nxiten të rrinë me ju sepse do t’ju dukeni person që mund t’u jepni qetësi të tjerëve.

5. Hidhini disa shikime të vazhdueshme joshëse

Kjo është një mënyrë e mirë për të treguar se keni interes ndaj dikujt. Kjo thyen heshtjen dhe turpin për të hedhur një hap të mëtejshëm.