12:44 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

5 mënyra të thjeshta për të detoksikuar mëlçinë 1 herë në muaj

Funksioni kryesor i mëlçisë është filtrimi i toksinave dhe eliminimi i tyre nga trupi. Ajo gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Ky proces ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë.

Nëse mëlçia çhelmon trupin nga toksinat, është në dorën tonë që një herë në kaq kohë ta pastrojmë ne këtë të fundit. Këto këshilla janë të thjeshta, natyrale dhe efektive dhe përfitimet për trupin tuaj do të jenë të shumta. Plus, ka shumë mënyra për të detoksifikuar mëlçinë tuaj. Prandaj ka diçka për të gjith

Shmangni alkoolin: Nëse nuk mund të shmangni pijen plotësisht, atëherë kufizojeni atë sa më shumë të jetë e mundur. Qelizat e mëlçisë janë të vetmet që mund të prodhojnë një tip të enzimave për të oksiduar në mënyrë efektive alkoolin.

Lëng boronice: Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në detoksifikimin e mëlçisë, por kujdesuni të mos konsumoni lëng me përmbajtje sheqeri.

Mendra: Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime për kurimin e mëlçisë. Çaji përgatitet me gjethet, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojnë. Ai përdoret për të qetësuar dhimbjet e melçisë.

Vaj rigoni: Ky vaj ofron përfitime të mëdha shëndetësore, ai mund t’ju ndihmojë të eleminoni infeksionet që janë shfaqur në trupin tuaj si rezultat i dëmtimit të mëlçisë.

Çaji nga gjembaku i qumështit: Mund të përdorni ekstraktin e gjembaçit (2,5 gram) në një filxhan me ujë të nxehtë ose të përdorni disa gjethe gjembaku që i lini të zhyten në ujë të nxehtë për rreth dhjetë minuta. Nëse zgjidhni këtë çaj bimor, ju këshillojmë ta pini para çdo vakti.