5 milionë dollarë për kartën e artë/ Trump ua jep mundësinë “e artë” të huajve të pasur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se shteti nuk e përjashton mundësinë e shitjes së “Kartës së artë”, për të huajt e pasur.
Kësisoj, karta u dhuron atyre mundësinë për të jetuar dhe punuar në SHBA, duke e blerë shtetësinë për 5 milionë dollarë.
“Ne do të shesim një kartë ari. Ju keni kartë jeshile. Kjo është një kartë ari. Ne do të vendosim një çmim për atë kartë prej rreth 5 milionë dollarë dhe kjo do t’ju japë privilegje të kartës së gjelbër, plus do të jetë një rrugë drejt shtetësisë. Dhe njerëzit e pasur do të vijnë në vendin tonë duke blerë këtë kartë”, u shpreh Trumpi, nga zyra ovale.
Trumpi tha se shitja e këtyre kartave do të fillojë përrreth dy javë, duke sugjeruar se miliona karta të tilla mund të shitën, shkruan CNN-i, transmeton IndeksOnline.
I pyetur se nëse do t’u shiste këto karta oligarkëve rusë, Trumpi u shpreh: “Po, ndoshta. Unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë”.