5 milionë euro për Junikun, Shehu premton sheshin “Edmond Hoxha” si projekt prioritar

Kryetari dhe njëherit kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë publike një prej projekteve kryesore që synon ta realizojë në mandatin e tij të ardhshëm: ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut, me një vlerë investimi prej rreth 5 milionë euro.
Përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve të Junikut, Shehu ka shprehur bindjen për fitore në zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa ka theksuar se më 13 tetor do të vazhdohet menjëherë me realizimin e projekteve konkrete, transmeton IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë: