5 milionë euro për “Termokos”, do të behët edhe kyçja e kazermës “Adem Jashari”

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani ka bëre të ditur se do të behët kyçja e Kazermës “Adem Jashari”, në Termokos.
Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për ndarjen e mjeteve në vlerë 5 milion euro për Ndërmarrjen Publike “Termokos”.
Osmani e quajti këtë lajm të jashtëzakonshëm, derisa theksoj se do të mundësohet kyçja e “Banesave të Bardha”, Shkollat, Xhamitë dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
LAJM I JASHTËZAKONSHËM!
5 MILIONË PËR ZGJERIM TË RRJETIT!
Punuam gjatë, analizuam detajet dhe do të bëjmë realitet kycjen 👩✈️ Kazermës “Adem Jashari”, në rrjetin tonë të ngrohjes!
Përveç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e 🏢 “Banesave te Bardha”, 🏫 Shkolla, 🕌 Xhami dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen “Lakrishte”.
🙏 Falenderim pafund për këshilltarët komunal të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos!
💚 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!