75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 27 Prill 2023 / B O

5 ndeshje, 5 humbje, Lampard thotë se do të donte një shkop magjik

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka reaguar me shqetësim për humbjen e pestë në po aq ndeshje në krye të ‘Blues’ të Londrës, këtë të mërkurë mbrëma, në Stamford Bridge, kundër Brentford (0-2).

“Duket se gjithçka është kundër nesh. Kjo humbje është e vështirë për t’u tretur. Për sa i përket lojës, ne kontrolluam me inteligjencë zotërimin e topit. Na mungonte besimi për të finalizuar, pasi ishim gjithmonë afër… por humbëm”, tha Lampard për BT Sport.

“Edhe pse nuk krijuam raste të mëdha për gol, ne gjithmonë e kontrolluam lojën. Disa nga lojtarët dhanë shenja të mira sot, ndoshta është koha për t’iu dhënë më shumë shanse dhe minuta.

“Që të kthehet besimi, na duhet një fitore. Do të doja të kisha një shkop magjik për të ndryshuar gjendjen aktuale, sepse momenti është shumë i vështirë.”

“Është gjithmonë e njëjta histori e vjetër: ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Nuk është një kohë e lehtë, as një sezon i tillë”, përfundoi ai.