21:26 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

5 nga 6 të infektuarit janë nga fshati Llugagji dhe lagjia Dardania, në Pejë

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Pejës, përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur se 5 nga 6 rastet e fundit më koronavirus, janë ngë fshati Llugagji dhe lagjen Dardania në Pejë.

Ndërsa thuhet se të njëjtit kanë qenë në izolim në vendbanimet e tyre, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetar të komunës së Pejês

Nga njoftimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik nga ekzminimet e kryera rezultojnë 5 pacientë të prekur nga Covid-19 në fshatin Llugagji dhe lagjen Dardania në Pejë.

Ju njoftojmë se gjendja në qytetin e Pejës mbetet nën kontroll edhe pas daljes së rezultateve të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik.

Përsonat që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 kanë qenë në izolim në vendbanimet e tyre dhe nën mbikqyrje të policisë.

Ju bëjmë thirrje të jeni sa më strikt në respektimin e udhezimeve në fuqi.