08:30 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

5 pacientë – në gjendje të rëndë nga Covidi-19, në Spitalin e Pejës

8 Pacientë janë shëruar nga Covidi-19 gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë, bëhet e ditur nga ky spital.

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

217 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.917 sosh.
Gjatë 24- orëve të fundit janë kryer 121 shërbime radiologjike dhe prej tyre 85 rëntgenplogjike, 22 EHO dhe 14 CT.