5 penalti janë gjuajtur deri më tani, vetëm 1 është shënuar

Penaltit nuk po dalin lehtë për t’u ekzekutuar në Kampionatin Evropian.
Deri më tani gjyqtarët kanë dhënë 5 penalti por vetëm 1 është shënuar, transmeton Indeksonline.
I vetmi lojtar që ka arritur të shënoj penaltinë deri më tani është Cristiano Ronaldo.
Vetëm sot në ndeshjen mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut janë gjuajtur dy penalti por portierët arritën të presin që të dyjat.
Hojgberg, Bale, Alioski dhe Malinovski nuk kanë arritur të shënojnë penaltit./Indeksonline/