75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Z S

5 persona pësojnë lëndime në aksidentin në Shkabaj, u përfshi edhe një veturë e policisë

Pesë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes pesë veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në Shkabaj.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë 5 vetura (prej tyre një e policisë). Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona’’, u shpreh Ahmeti.

Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal, shtoi ajo./Indeksonline/