5 persona të lënduar pas aksidentit në Lipjan

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Torinë të Lipjanit.
Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërsa deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, teksa thotë se rruga Lipjan – Magure është e bllokuar.
“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fsh. Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një aksident trafiku me lëndime. Policia ka dal në vend-ngjarje, në aksident janë të përfshira tri vetura, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, tha ai.