14:02 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

“5 premtimet e Miranda Hashanit, si kandidate për kryeministre”

InLajmi për herë të parë në Kosovë, ju sjell rubrikën unikate “5 premtimet si kryeministër”.

Nese do të ishit kandidate për kryeministre, cilat do të ishin 5 premtimet juaja për qytetarët?

Në këtë pyetje kështu përgjigjet këngëtarja njohur Miranda Hashani:

  1. Fillimisht do të premtoja me “këmbë në tokë” dhe do t’u ikja premtimeve për luftimin e dukurive devijante për të cilat opinioni më di si ushtrues i të njejtave – do të konsiderohej demagogji “par excellence”.
  1. Pjesën dërmuese të buxhetit do ta kanalizoja në arsim dhe shëndetësi, si shtylla kryesore për një shoqëri të shëndoshë dhe progresive;
  1. Do të subvencionoja projektet që vijnë nga femrat ndërmarrëse me çka do mundësoja aktivizimin e një pjese vitale të fuqisë së punës;
  1. Do të bëja gërshetimin e “rinisë dhe eksperiencës” në menaxhimin me institucionet shtetërore dhe publike, me çka do komplementoheshin mes vete idetë inovative të të rinjëve me përvojën e më të moshuarëve;
  1. Do të sjellja “qasjen perëndimore” në Kosovë nëpërmjet investimeve të diasporës për të inicuar zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm.