5 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve në Kosovë.
Në raportin ditor bëhet e ditur se rastet në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Pejë, Rahovec, dhe dy raste në Gjakovë.
Tutje thuhet se katër persona janë arrestuar dhe një person është liruar me procedurë të rregullt.
Më poshtë mund të shihni raportet:
Fushë Kosovë, 01.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 05.03.2025-14:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 05.03.2025-11:00. Raportohet se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, me probleme psikike. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 05.03.2025-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 0503.2025-23:00. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tyre. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje./IndeksOnline/