75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

5 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, 4 të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24-orë në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, tri raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe nga një rast në Podujevë e Rahovec.

Ndërsa me vendim të prokurorit 4 persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimet nga raporti 24-orësh i policisë:

Prishtinë 24.09.2025 – 17:00-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që ai ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 24.09.2025 – 08:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 24.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec  24.09.2025 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për shkak se ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/